Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Gledis Nano u ka kërkuar drejtuesit të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve.

Sipas burimeve të “Fax News”, Nano u ka kërkuar drejtorëve që të përllogarisin orët jashtë orarit të punës për të gjithë policët e vjetër ndër vite.

Pas faturës finale pritet që të nisë kompesimi financiar e cila do të përfundojë brenda vitit sipas kodit të punës. Prej 4 vitesh policët nuk janë paguar për orët shtesë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re