Skip to content

Gledis Nano vizitë zyrtare në Greqi/ Takon dhe ambasadoren shqiptare, çfarë u diskutua

  • 15/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet në Greqi, për një vizitë pune, në interes të forcimit të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, me qëllim rritjen akoma më shumë të efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.

 

Pas takimit miqësor dhe shumë të rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke, Drejtor Nano u takua edhe me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga.

 

Nano dhe Hajdaraga diskutuan mbi problematikat e shtetasve shqiptarë në territorin grek, problematikat në pikat e kalimit të kufirit, lehtësimin e lëvizjes së lirë në raste fluksi dhe mbi rolin e ambasadës, në interes të forcimit të marrëdhënieve mes dy policive.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë