Skip to content

Gmail vjen me ndryshim e fundit, ja cili është

download 15

Gmail duket se tashmë do të vijë me një risi të re të mundësuar nga Google, ku ne kemi të drejtë që të fshijmë email edhe pasi e kemi dërguar.

 

Kjo është përshtatur vetëm për sistemin operativ Android. Ju keni vetëm 10 sekonda kohë dhe do t’ju shfaqet mundësia “Undo” pranë opsionit “Send” në pjesën e poshtme të ekranit.

 

Nuk është akoma e qartë se kur Google shtoi opsionin për Android pasi ka qenë në dispozicion vetëm për iOS. Sipas Android kjo risi është e pranishme në versionin 8.7 dhe më tej.

 

Këto shërbime ju japin mundësinë dhe një shans për të ndryshuar mendjen tuaj dhe të arrini të bëni rregullimet e duhura nëqoftëse mendoni se ka vend për to.