Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Botërore që e rendit Shqipërinë të tretën në botë për tarifat e korrupsionit që paguajnë bizneset.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ironizon Kryeministrin Rama duke u shprehur se “Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion”. “Kështu vazhdo, Edi Rama”, përfundon postimin Vasili.

Postimi i plotë:

Me suksesin e “reformave” të Edi Ramës, nga te tretët do të jemi të parët në botë për korrupsionin.

Banka Boterore konfirmon se Shqipëria është e treta në botë për korrupsionin pas Sierra Leones dhe Laosit.

Kam degjuar disa të huaj që thonë që Shqipëria të vazhdojë rrugën e reformave.

Me këto “reformat” e kapjes se shtetit nga Edi Rama jemi të tretët në botë për korrupsion.

Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion.

Go Edi Rama go!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re