VLORË-Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi një 60-vjeçar. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në lagjen ‘Lef Sallata’, në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se D.Shehaj akuzohet se ka dhunuar me sende të forta shtetasin me inicialet V.Gj., ku ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISËSpecialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit:D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë. U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ‘Lef Sallata’, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re