Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi.

Sipas policisë mësohet se për motive të dobëta i arrestuari ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), 57 vjeçarin, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrance 45 vjeçarin , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), 57 vjeçarin, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën”,thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re