KUÇOVË- Goditi me sende të forta, një shtetas të moshuar, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari. Ky shtetas kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, në dyqanin e tij, shtetasi F. V. kishte goditur me sende të forta, shtetasin L. Xh., 70 vjeç, është organizuar puna, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti që kishte si motiv, publikimin në rrjetet sociale, të 70-vjeçarit dhe djalit të tij, nga shtetasi F. V. Ky shtetas, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me specialistët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Beratit, arrestuan në flangrancë shtetasin F. V., 35 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re