Një konflikt me thika midis dy të rinjve i ka kushtuar jetën një 28 vjecari në fshatin Hot i Ri ne Shkodër. Viktima është Kol Fermasi

 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate kur 28 vjecari sëbashku me mikun e tij Kristian Shkambi ndodheshin në lokal me disa miqtë e tyre.

 

Në pije e sipër te rinjtë kanë debatuar me njeri tjetrin. Kristian Shkambi e ka goditur disa here me thike shokun e tij Kol Fermasi duke i shkaktuar vdekjen.

 

Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar menjëherë në spital, 28-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë. Ndërsa autori i krimit duke përfituar nga errësira është larguar. Por arratia e tij ka zgjatur shumë pak, pasi është arrestuar pak minuta më vonë nga policia, jo shumë larg vendit ku ndodhi krimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re