Vllaznia ka prezantuar paraditen e sotme dy basketbollistet e blera së fundi, serben Milica Daboviç dhe tiranasen Eliverta Bujari.

 

Në prezantim kanë qënë të pranishëm përveç trajnerit Bledar Gjeçaj, edhe presidenti i shoqatës së basketbollit Vllaznia Alban Xhaferi si dhe drejtori i Sportklub Vllaznia Mark Kroqi.

 

Në fjalen e tij para gazetarëve, trajneri Gjeçaj është shprehur:

 

 

“Jemi sot ketu per te prezantuar dy lojtaret me te reja te Vllaznise, Daboviç dhe Bujarin. Perforcimi i skuadres doli i domosdoshem pas largimit te plot 7 lojtareve ne fillim te sezonit.Lojtaret qe kane ardhur jane me shume pervoje dhe perveç kontributit te tyre per skuadren do te jene nje ndihme edhe per vajzat e reja te ekipit. Me keto dy perforcime, Vllaznia tashme synon futjen ne katershen e ekipeve me te mira qe do te vazhdojne rrugetimin e tyre ne play-off. por nuk perjashtohet mundesia qe edhe me ndonje perforcim tjeter ne muajin janar, Vllaznia te pretendoje edhe me shume.Une dua te falenderoj per bashkepunimin shoqaten e basketbollit por edhe Sportklub Vllaznine dhe shpresoj qe edhe ne te ardhmen te vazhdoje i tille ne menyre qe edhe rezultatet e ekipit te vijne ne rritje.Ne kemi nje takim te rendesishem perpara, ate qe do te luajme diten e shtune ne oren 14.00 ne Shkoder ndaj Studentit dhe ftoj edhe tifozet te na mbeshtesin per arritjen e nje fitoreje qe do ta na hapte rrugen drejt arritjes se objektivit te pare te ketij sezoni”, u shpreh trajneri Gjeçaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re