Ish-gjykata  në Librazhd kthehet në shtëpi banimi. Vitet e fundit që nga pandemia objekti funksion si qendër për 80  fëmijë me aftësi ndryshe. Por kjo qendër njofton se godina po tjetërsohet.

Të mërkurën, bashkia Librazhd ka sistemuar një person invalid, pasi nuk ka vend për sistemimin e tij.

 “Kjo qendër është e vërtetë që do u shërbejë personave me aftësi të kufizuara pir jo duke i futur si familje pasi në këtë mënyrë ne humbasim shërbimet që do të japë bashkia,. Pasi në fillim mund të jetë një familje më pas një tjetër. Ne pretendojmë që kjo qendër të kthehet në një qendër multifunksionale. Bashkia Librazhd nuk ka një qendër të tillë, nuk ka një qendër për gratë, për personat me aftësitë të kufizuara që ngelen pa prindër, pra kjo qendër duhet që të kthehet në një strehë për personat vulnerabël ”, ka thënë drejtoresha.

Lidhur me rastin, kryetari i bashkisë Kastriot Gurra i tha Abc News se personi që do të akomodohet në këtë godinë është i verbër dhe do të strehohet aty përkohësisht deri sa të gjendet një zgjidhje.

Gjykata e Librazhdit është një nga gjykatat e para që janë mbyllur në vend. ajo kishte  nën juridiksion bashkitë Librazhd dhe Përrenjas.

Në fillim për këtë gjykatë u investuan rreth 350 mijë euro nga Bashkimi Europian për të vendosu më gjithë parametrat e një  gjykate moderne, por më mbylljen e  tyre dhe mbetjes bosh, në  kohën e pandemisë  në mjediset e saj u sistemuan fëmijët me aftësi ndryshe, kjo falë dhe donacioneve të organizatave të huaja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re