Punimet për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë dhe asaj të Kufirit e Migracionit në Shkodër kanë hyrë në fazën e fundit.
Pashë nga afër, së bashku me drejtues të PSH dhe MB ecurinë e punimeve, jo vetëm për t’u garantuar se punimet do të përfundojnë në kohë, siç pohuan përfaqësues të kompanisë ndërtuese, por edhe me cilësi të lartë.
Kështu ofrojmë kushte komode pune për punonjësit e strukturave të rendit dhe sigurisë në kryeqendrën e veriut të vendit, si dhe një cilësi më të mirë shërbimi për mijëra qytetarë të Shkodrës.
Rinovimi i infrastrukturës së Komisariateve dhe Drejtorive të Policisë në të gjithë vendin përbën një prioritet të dorës së parë të Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.