Skip to content

Goditen 3 grupe kriminale që piratonin kanalet e DigitAlb përmes Androit Box-ve IPTV

Policia e Tiranës në bashkëpunimin me sektorin e Antipiraterisë së DigitAlb finalizuan operacionin për arrestimin e kundravajtësve penalë që kryenin prej kohësh piratimin e DigitAlb përmes Androit Box-ve IPTV, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Operacioni përfundoi me arrestimin e 4 personave pjesë e 3 grupeve të ndryshme kriminale, ndërsa janë nën hetim disa grupe të tjera që piratojnë DigitAlb.

Të arrestuarit u zbuluan përmes blerjeve të simuluara nga sektori i Antipiraterisë dhe mbaheshin nën vëzhgim për veprimtarinë e tyre që e kishte zanafillën shumë herët.

Kundravajtësit kryenin aktivitet të paligjshëm prej disa muajsh.

1-Operacioni për arrestimin e filloi rreth orës 13:00 të dt. 02/06/20202 me kryerjen e bleres së simuluar tëAndroid Box IPTV me DigitAlb Premium. Personi u kontaktua përmes telefonit me nr. 0675152900.

Takimi për dorzimin e pajisjeve pirate u la në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”. Në momentin e shkëmbimit policia ndërhyn dhe arreston në kushtet e fragrancës kundravajtësin, shitës i Androit Box-ve IPTV me abonim vjetor DigitAlb Premium. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 Android Box-e IPTV me vlerë 160 euro secili.

Në pas në banesën e të arrestuarit në Rrugën “Komuna e Parisit” u sekuestruan edhe dy kompjutera që shërbenin si servera si dhe makina e tipit BMW me të cilën kryente aktivitetin e paligjshëm.

2-Operacioni për arrestimin e grupit të dytë nisi në orën 15:00 menjëherë pas porosisë për blerjen e simuluar të e 3 aparateve piratë Android Box IPTVme DigitAlb Premium.

Personi u kontaktua përmes telefonit.

Aimbërriti në vendtakimin e dakorduar te Maternitetit i Ri me makinë dhe në momentin e dorëzimit të pajisjeve policia ndërhyn dhe e arreston atë në flagrancë. Personi i adresoi te benesa e tij në zonën e Shkozës ku u pas kontrollit u gjetën edhe disa Android Box-e IPTV me DigitAlb Premium gati për t’u tregtuar. Policia arrestoi si bashkëpunëtor edhe vëllain e kundravatësit penal.

Në cilësinë e provave materiale u kapën Android Box-et, kompjuterat që shërbenin si server si dhe makina me të cilin kryenin aktivitetin e paligjshëm. Vlera e aparatit pirat me abonim 6 mujor IPTV, (80 euro).

3- Rreth orës 17:00 u realizua arrestimi i një personi i cili kryente shtije Android Box IPTV me Digital Premium. Personit i ishte bërë blerja e aparateve piratë në llogarinë e tij në një bankë të nivelit të dytë. U kontaktua përmes telefonit dhe policia bazuar në provat e paraqitura nga DigitAlb kreu arrestimin e kundravajtësit J.S. në Rrugën Ferit Xhajko.

Në cilësinë e provës materiale janë faturat e blerjeve të realizuara në llogarinë e tij në bankën e nivelit të dytë.  Operacioni është në vijim për arrestimin dhe ndëshkimin e të tjerë grupeve kriminale që kryejnë piratimin e DigitAlb.