Tre të rinj, të moshave 19-21 vjeç, kanë dhunuar duke goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës jashtë ambienteve të një lokali.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.

Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re