Policia në Gramsh ka arrestuar dy shtetas, të cilët për motive të dobëta goditën me grushte një 40-vjeçar.

Gjatë kontrolleve, policia në banesën e njërit prej këtyre shtetasve gjeti një përforcues grushti.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar pasi dyshohet se pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar.

Njoftim i policisë:

Gramsh

Goditën me grushte një 40-vjeçar, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti 1 përforcues grushti.

Vihet në pranga edhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Holta”, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta ishte dëmtuar një 40-vjeçar, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në konflikt.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve E. B., 21 vjeç dhe Xh. B., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 06.04.2024, rreth orës 23:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Gramsh, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua edhe shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re