Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi kanë goditur me thíka e me sende të tjera të forta tre shtetas të tjerë.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë arrēstuar në flagrancë shtetasit me inicialet H. M. dhe M. Q. dhe D. M.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:

S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thíkë) që përdorën autorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re