Janë identifikuar dy të rinjtë që goditën me thikë në kurriz një 40-vjeçar pas një sherri mes tyre tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Policia ka vendosur në pranga 19 vjeçarin me iniciale K.K., ndërsa po punohet për kapjen e 18 vjeçarit me iniciale A. Gj., të dy banues në Tiranë.

Dy të rinjtë mësohet se janë konfliktuar fizikisht me 34-vjeçarin me iniciale E. Gj., si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Gj., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën “Komuna e Parisit”, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Gj., 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re