Pas përplasjes fizike në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës shkuan në banesën e komisionerit të PS-së Enton Gega, ku dhunuan djalin dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
Në një prononcim për mediat, Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, tregoi se u përballën me një pritë nga 4-5 persona.
Djali i tyre, i cili është i operuar dhe me këmbë të thyer, u godit me arka. Ajo u përpoq të mbronte djalin dhe u dhunua fizikisht.
“Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer”, tha Suela Gega.
Lexo edhe: E akuzoi se i ngacmoi të bijën dhe e goditi në qendrën e votimit, flet komisioneri i PS: Me shau nga nëna! Unë jam ‘Toni i Myfitit’ ai ‘Luani i Minesë’, atë e njohin nga mamaja….
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Pogradecit . Uniformat blu bëjnë me dije se so treth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar Luan Tollozhina), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit Enton Gegës, 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, njofton policia.
Kujtojmë se pas përplasjes së dhunshme në QV, Luan Tollozhani ra në prangat e policisë, pasi goditi në vesh komisionerin e PS-së, Enton Gega.
“Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi”, njofton policia.
Sipas policisë Tollozhani goditi komisionerin për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e tij ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin Enton Gega, në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues.
Njoftimi i policisë
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 329/2 dhe 237 K penal, ndaj shtetasin L. T, 63 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi.
Ky shtetas e ka goditur për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, (e bija e shtetasit L.T) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin E. G., në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues.
Materiale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.”
Por çfarë deklaroi Enton Gega për sherrin me Luan Tollozhinën
Enton Gega, tregoi për News 24 detaje nga përplasja fizike që ai pati sot në qendrën e votimit me Luan Tollozhinën, pasi ky i fundit e akuzoi se Gega i kishte ngacmuar të bijën.
Sipas dëshmisë së Enton Gegës, komisioner i PS, konflikti nisi kur një person i identifikuar si Luan Tollozhina e akuzoi se kishte ngacmuar vajzën e tij.
Entoni sqaroi se ka ndjekur rregullat e trajnimit për të lejuar këta persona të votojnë dhe se konflikti nisi pa shkak të justifikuar.
Ai deklaron se këtë sjellje agresive i njëjti person e përsërit në çdo proces zgjedhor. Ngjarja u raportua në polici nga vetë Enton Gega.
Enton Gega: Ishte një çupkë, në fillim i lamë të votonin se në trajnim kështu na thanë që do t’i linim të votojnë me ndihmsa, se janë qorra. I thashë unë gjynah…kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë. Si surrat e njeh. Dolëm këtu jashtë , më shau më ofendoi nga nëna, mua më thonë Toni Myfitit, atij i thonë Luanin Minesë, atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai.