Prokuroria dhe policia e Tiranës goditën një grup personash që merreshin në trafikun e makinave luksoze.

 

5 vetë u arrestuan, 3 janë në kërkim, ndërsa për 4 të tjerë u vendos masa e pezullimit të aktivitetit.

 

Rrjeti dyshohet se në bashkëpunim, ka futur kontrabandë në Shqipëri automjete të shtrenjta, kryesisht “Range Rover” të vitit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

 

Mes të arrestuarve janë ish-specialistë të regjistrimit të mjeteve, agjentë doganorë, tregtarë etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re