Goditet banda italo-shqiptare, në pranga tre shqiptarë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nje bande shqiptare-italiane me aktivitet ne fushën e trafikut te drogës është shkatërruar ne vendin fqinj. Operacioni i agjenteve te antidrogës eshte finalizuar ne zonën e Katanias dhe janë arrestuar shtate trafikante, prej tyre tre shqiptare dhe katër italiane.
 
Te arrestuarit janë Mioisi Habilaj, Fatmir Minaj dhe Meridia Sulajn. Ndërsa shtetasit italiane qe kane përfunduar ne prangat e policisë janë Anxhelo Busaka, Vincenso Spampimata, Xhanluka Pasavanti dhe Antonio Reiela. Ndërhyrja e autoriteteve italiane është bere pas nje periudhe te gjate hetimi dhe survejimi.
 
Grupi i organizuar kriminal kishte mundur te trafikonte nje sasi prej 3.5 tonësh mariuane dhe furnizonte me lende narkotike disa rajone te rëndësishme te Italisë. Ngarkesat ne te gjitha rastet ishin nisur nga Shqipëria,  ndërsa droga e trafikuar kapte vlerën  e 20 milionë eurove. Përveç sasive te mëdha te drogës, te arrestuarit dispononin edhe arme luftarake kryesisht kallashnikov.
 
Moisi Habilaj qe sipas mediave italiane dyshohet te kete pasur rol te rendesishem ne organizate, nuk është i panjohur. Ai është përmendur vazhdimisht nga opozita ne akuzat publike, duke e lidhur emrin e tij me ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri.
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë