Një tjetër rast i mashtrimit përmes call center-ëve është goditur nga Policia e Tiranës. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last Call”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për veprimtari të paligjshme.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga dy shtetas, të cilët akuzohen se administronin një subjekt të paregjistruar, të shndërruar në call center me qëllim mashtrimin e shtetasve të huaj.

Hetimet kanë zbuluar se ambienti, i ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ishte përshtatur në mënyrë të paligjshme për të operuar si call center. Të dy personat telefononin qytetarë të huaj, duke i mashtruar për të investuar në bursa fiktive, me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave.

Njoftimi: 

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Last call”.

Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për call center.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko