Policia e Tiranës arrestoi një grup prej 4 personash, të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytet. Sipas uniformave blu, ata u kapen ne momentin qe po shkëmbenin kokainën te fusha e aviacionit. Të arrestuarit janë: Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, Flobenc Kurti, 30 vjeç, Artur Nikoçi, 23 vjeç,  Muharrem Bakalli, 38 vjeç, të katër banues në Tiranë. Gjatë këtij aksioni, policia sekuestroi 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike. Grupi i shpërndarësve vepronte prej kohesh ne disa zona te kryeqytetit dhe ishte nen vëzhgimin e agjenteve te antidrogës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re