Një 60-vjeçar në Elbasan është goditur me dorezë metalike paraditen e kësaj të marte, duke mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen “Kala”, pas një konflikti të çastit, që  i plagosur pati me një 41-vjeçar.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raportoi se konflikti mes dy personave ka ardhur si pasojë e klientelës pasi janë pronarë biznesesh, konkretisht restorantesh.

60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, teksa 41-vjeçar është shpallur në kërkim./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re