Një efektiv i policisë së Gjirokastrës është qëlluar me levë në kokë.

Burime bëjnë me dije se efektivi Sokrat Muho është dërguar me urgjencë drejt spitalit Omer Nishani në Gjirokastër.

Deri tani nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në lëndimin e rëndë të efektivit, dhe as motivet e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re