Një avion i Austrian Airlines është goditur nga rrufeja gjatë momentit të uljes. Sipas informacioneve të revistës së aviacionit “Austrian Wings”, ngjarja ka ndodhur më 20 janar në linjën ajrore nga Vjena për në Tiranë.

Aeroplani u godit nga rrufeja teksa po i afrohej aeroportit, thuhet në raport. Më pas rrufeja ka krijuar probleme për sistemin elektronik.

Megjithatë, pilotët mundën të zbarkonin avionin e Austrian Airlines në mënyrë të sigurt në Shqipëri. Avioni i dëmtuar më pas ka qëndruar në Tiranë deri më 22 janar, raporton “Austrian Wings”, shkruajnë mediat gjermane.

Avioni u transferua më pas në Vjenë  pa pasagjerë. Sot, rrufetë nuk paraqesin rrezik për avionët modernë komercialë dhe pasagjerët e tyre, por sipas raportit të kësaj ngjarjeje, ngarkesa e madhe elektrike mund të dëmtojë sistemet në bord.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re