Skip to content

Goditet një grup i trafikut të drogës në Selanik, arrestohen 2 vëllezër shqiptarë dhe gratë e tyre

droge greqi 1

GREQI- Policia greke ka ndërmarrë një operacion anti-drogë në Selanik, duke goditur një grup trafikantësh.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy vëllezër shqiptarë 29 dhe 25 vjeç. Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe dy bashkëshortet e tyre shqiptare 23 dhe 30 vjeçe.

Në banesat e tyre policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 54 pako me 50 kg 297 gram marijuanë, 9 gram kokainë, peshore elektronike, 9700 euro etj.

(m.k/BalkanWeb)