Goditet një rast i kultivimit të kanabisit në Lezhë ndërsa janë proceduar dy persona. Si rezultat i operacionit “Zimaj”, janë gjetur dhe asgjësuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zimaj”. Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar  kontrollet e imtësishme të territorit, hetimet proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si dhe përdorimet e dronëve, ku  kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zimaj”.

Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist – roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re