Policia e Pogradecit ka goditur një tjetër rast të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të aksionit policor të koduar “Basti i fundit” janë arrestuar 5 shtetas: Dorjan Dervishaj, Fredi Balliu, Markeljan Adri, Orgito Xhydollari, Skerdi Liço.

Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë provës materiale 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave, 5 aparate celularë, 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë.

Njoftimi i policisë Pogradec:
Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit, aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Goditet një tjetër rast, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 9 të tjerë.

Midis të arrestuarve edhe pronari i lokalit, që kishte përshtatur ambientin e tij për të organizuar lojëra fati pa leje dhe për përdorimin e lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tavolinë pokeri, letra bixhozi, çipsa, doza me kokainë, një aparat DVR dhe sasi të ndryshme parash.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë goditur një tjetër rast në drejtim të informalitetit, aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 40 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec; F. B., 30 vjeç, banues në Pogradec; M. A., 30 vjeç, banues në Çërravë, Pogradec, O. Xh., 18 vjeç, banues në Hudënisht dhe S. L., 29 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 9 shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore të kryera, provat e grumbulluara dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hudënisht, Pogradec, në lokalin në përdorim nga shtetasi D. D., (i cili rezultonte i paregjistruar në organet tatimore), u konstatua se nga shtetasit e lartpërmendur ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, ku ky ambient ishte përshtatur për organizimin e palejuar të këtyre lojërave dhe për përdorimin e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave, 5 aparate celularë, 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, kryer në bashkëpunim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re