Ishte paralajmëruar prej ditësh se përditësimet e sigurisë për Meltdown dhe Spectre do ti kushtonin kompjuterëve dhe telefonëve tanë goxha performancës, sidomos modeleve të vjetra.
Magnituda e impaktit në performancës ende po ekzaminohet dhe rezultatet paraprake janë shqetësuese.
Të paktën sa i përket iPhone 6-ës, procesori Apple A8 do të humbasë 40% të performancës pas përditësimit nga iOS 11.1.2 në 11.2.2.
Testimi u kryer nga sipërmarrësi holandez Melvin Mughal i cili mori rezultatet e mëposhtme të performancës përpara dhe pas përditësimit.
Performanca për një bërthama dhe shumë bërthama është prekur por edhe aksesi i memories. Kjo pritej sepse të dy dobësitë do të shkaktonin goxha probleme për depon e procesorit.
Duke qenë se testimet janë kryer tek i njëjti telefon, rezultatet nuk ndikon nga ngadalësimet e baterive të zbuluara së fundi. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re