Policia ka goditur një rrjet të falsifikimit të pasaportave diplomatike më qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt SHBA-së. Në pranga kanë rënë dy persona dhe nën hetim janë vënë disa të tjerë. Për njërin nga të arrestuarit, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të moshës.

Hetimet nisën pasi në muajin prill një 56 vjeçare shqiptare u kap me një pasaportë diplomatike false në Rinas tentativë për të udhëtuar drejt SHBA-së.51 vjeçarja pretendonte se pasaporta ishte lëshuar nga një OJF e njohur me emrin “PBF”, me seli jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pas hetimve të thelluara, rezultoi se edhe 4 persona të tjerë shqiptarë ishin të përfshirë në falsifikimin e dokumentave për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Gjithashtu u ushtruan kontrolle në 4 banesa dhe ambiente të tjera, ku u gjetën dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” pranë ambasadës amerikane në Shqipëri, Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re