Skip to content

Goditet rrjeti i prostitucionit me të huaj në Tiranë, vihet në pranga tutori nga Venezuela! E pësojnë dy djem, punëtorë seksi

shtepi prostitucioni

Një rrjet prostitucioni është zbuluar në Tiranë, ku një shtetas nga Venezuela shfrytëzonte si punëtorë seksi dy djemtë të rinj me kombësi të huaj.

Tutori, 29-vjeçari me iniciale G. J., si edhe një nga djemtë që ushtronte prostitucion, , 31-vjeçari me iniciale D. C., janë arrestuar nga policia. Ndërsa 19-vjeçari me iniciale A. S., u procedua në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, tutori nga Venezuela shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri.

Ata ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Vihet në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, në Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas tjetër i huaj dhe procedohet penalisht një 19-vjeçar, që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.

DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

“”