TIRANË- Një ditë pas ngjarjes, Policia ka arrestuar 70-vjeçarin Qazim Budlla, i cili goditi me sëpatë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat afër Prezës.

Bashkëshortja ka marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Breg Shkozë, Prezë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re