Analizat laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore për lëndë narkotike nuk janë administruar akoma nga hetuesit për rastin e 31-vjeçarit Gert Shehu.

 

Që prej mbrëmjes të së martës janë dorëzuar mostrat e analizave në IML, por akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nëse Shehu ishte ose jo nën ndikimin e narkotikëve ditën e incidentit.

 

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë të vendeve ku ka lëvizur në tre ditët e fundit 31-vjeçari, për të parë nëse ka qenë në shoqëri të personave të tjerë ose jo.

 

Në kqyrjet që janë bërë deri tani rezulton se Shehu nuk ka pasur kontakte me njeri në hapësira publike dhe nuk ka asnjë person të dyshuar që mund ta ketë kontaktuar verbalisht dhe të ketë gisht në ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re