Policia Italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar në Itali, për tentativë vrasjeje.

Shqiptari, duke mbajtur një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.

Ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e patrullës, ka parandaluar vrasjen.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re