Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, i cili goditi me gozhdë në fundshpinë dhe brinjë drejtorin e ATK-së Eri Koshaj, ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës versionin e tij të ngjarjes.

Andri Ibrahimaj ka treguar se ditën e ngjarjes Eri Koshaj, në atë kohë vartësi i ministres Delina Ibrahimaj, e kishte telefonuar duke e ofenduar në telefon dhe më pas i ka kërkuar të takoheshin.

Në dëshminë para organit hetues, burri i ministres rrëfeu se 30 minuta pas telefonatës drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka shkuar tek biznesi i tij pranë pazarit të ri, së bashku më një “person tjetër trupmadh” dhe ka filluar ta ofendonte.

Andri Ibrahimaj ka treguar se janë përplasur fizikisht duke goditur njëri-tjetrin me grushte, ndërsa pretendon se Eri Koshaj është dëmtuar pasi është rrëzuar përtokë.

“Aty u konfliktuan të dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta. Ai sqaron se gjatë kësaj kohe janë rrëzuar të dy përtokë dhe aty ky shtetas mund të jetë vrarë a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit ku ka bërë kallëzim. Ai pretendon se edhe vetë kur është rrëzuar në tokë është vrarë nga këmbët dhe gjunjët. Më tej sqaron se aty kanë ndërhyrë disa persona të rastit, kuzhinieri me të cilin ka qenë  duke pirë kafe dhe një person tjetër dhe i kanë ndarë. Pas kësaj, shtetasi Eri Koshaj u largua duke e sharë dhe ofenduar përsëri me fjalë banale duke e kërcënuar me fjalët “do ta shohim se çfarë do të të bëj unë, etj”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

LEXONI EDHE: Nga sharjet, tek kërcënimet, zbardhet raporti i Prokurorisë për sherrin ku u përfshi burri i ministres: Andri Ibrahimaj goditi me gozhdë në fundshpinë drejtorin e ATK-së

 

Dëshmia e Andri Ibrahimajt në raportin e Prokurorisë:

Më datë 05.01.2024, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, i kallëzuari, shtetasi Andri Ibrahimaj, i cili ka shpjeguar se: “Ka në administrim një lokal të quajtur “Te Bacja”, së bashku me shtetasin H. M., në rrugën “Tefta Tashko- Koço”. Më datë 20.11.2023 tregon se ka qenë duke pirë një kafe te bar kafe “Biblioteka”, i cili është lokal ngjitur me punën e tij. Rreth paradites së kësaj dite, rreth orës 10:00-11:00 telefonon shtetasi Eri Koshaj duke e ofenduar në telefon, dhe duke kërkuar se ku ndodhej sepse donte ta takonte. Ai i ka thënë se është te puna, pranë pazarit të ri.

Pas rreth 30 minutash sqaron se ka ardhur i shoqëruar me një person tjetër, trupmadh të cilin nuk e njeh dhe ishte hera e parë që e shikonte. Ka dalë nga kafja, është drejtuar për tek ata të cilët e prisnin në rrugë. Sa ka shkuar te ky person ka filluar përsëri me ofendimet dhe ka kërkuar llogari se përse e kishte sharë dhe ofenduar, duke e tërhequr dhe kërkuar “hajde dalim nga rruga” me ofendime nga familja me fjalë banale. Aty u konfliktuan të dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta. Ai sqaron se gjatë kësaj kohe janë rrëzuar të dy përtokë dhe aty ky shtetas mund të jetë vrarë a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit ku ka bërë kallëzim. Ai pretendon se edhe vetë kur është rrëzuar në tokë është vrarë nga këmbët dhe gjunjët. Më tej sqaron se aty kanë ndërhyrë disa persona të rastit, kuzhinieri me të cilin ka qenë  duke pirë kafe dhe një person tjetër dhe i kanë ndarë. Pas kësaj, shtetasi Eri Koshaj u largua duke e sharë dhe ofenduar përsëri me fjalë banale duke e kërcënuar me fjalët “do ta shohim se çfarë do të të bëj unë, etj”.

Personi i cili ishte me shtetasin Eri Koshaj në fillim ka shkuar së bashku me Erin por më pas ai person ka ndërhyrë për të ndarë konfliktin. Ai sqaron se me shtetasin Eri Koshaj njihen rastësisht dhe se nuk kanë ndonjë shoqëri apo probleme me njëri-tjetrin. Pyetur nëse ka përdorur thikë për ta goditur ai e ka mohuar duke sqaruar se nuk ka planifikuar ndonjë konflikt me këtë shtetas, madje ishte ai që i ka shkuar në vendin e punës.”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re