Gjykata e Korçës ka lënë të lirë, Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathte E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij.

Gjykata ka vendosur qe Kacolli te hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrëzikshmërisë së lartë.

Avokati i Kacollit pohoi se ne vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrdhënieve me Kacollin.

Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, dhe proçedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re