Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, pak ditë pasi në seancën parlamentare tentoi të qëllonte me grusht socialistin, Vullnet Sina.

Kujtojme qe pak dite me pare, grupi i PS-së kallezoi penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati.

Kreu i Grupit, Bledi Çuçi njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, thekson ai.

Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.

SI NDODHI KONFLIKTI NE KUVEND?

Seanca parlamentare e 30 tetorit nisi me konfrontime. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati goditi me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.

Sherri nisi për shkak se deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin.

Ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë, gjatë kësaj situatë të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka drejtuar grushtin drejt socialistit.

Po ashtu pas përplasjes në Kuvend, deputeti demokrat u perjashtua edhe nga seanca parlamentare per 10 dite.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re