Pak orë pas sherrit, ku mbeti i lënduar  efektivi i policisë, Admir Okaj, autori Ormir Gucia (fqinji i efektivit) është vetëdorëzuar në polici.

Okaj u godit nga 47-vjeçari në kokë, pasi një konflikti të çastit për motive të dobëta.

LEXO EDHE: DETAJE/ U godit me sende të forta në kokë, policia: Efektivi u konfliktua me autorin për… Arma e shërbimit është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme

Efektivi i policisë gjatë konfliktit ka qenë jashtë orarit të shërbimit, ndërsa  gjatë sherrit, dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re