Një 44-vjeçare, kujdestare e nje konvikti në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me sende te forta një 65-vjeçare.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur shtetasja me iniciale R.P.

Mësohet se 65-vjeçarja qëndronte në konviktin ku është kujdestare e reja.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re