Një 68-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e vëllait të tij.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe djali i 68-vjeçarit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike po të njëjtës shtetasje, i cila është pajisur me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. F., 68 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi ka goditur me mjet të fortë, bashkëshorten e vëllait të tij. Gjithashtu në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për djalin e 68-vjeçarit, shtetasin A. F., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të njëjtës shtetaseje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re