Skip to content

Goditi me thikë dy persona gjatë një sherri, arrestohet 45-vjeçari! Ja si është gjendja e dy të plagosurve

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një konflikti të çastit ka goditur me thikë dy persona.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës dhe dy të plagosurit me iniciale E. B., 40 vjeç dhe F. D., 37 vjeç, janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe ndaj të arrestuarit janë ngrituar akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit, mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Gjirokastër nisi hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasin/t përgjegjës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit E. B., 40 vjeç dhe F. D., 37 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“”