Vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 21 janar në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha” ku u godit me mjet prerës një 40-vjeçar. Policia ka bërë të mundur kapjen e shtetasit me shtetasin E. H., 27 vjeç, i cili goditi me mjet prerës shtetasin E. D., 40 vjeç.

“Vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 21 janar, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ku u godit me mjet prerës një 40-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune intensive hetimore, kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 21 janar 2023, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (i arrestuar disa ditë pas ngjarjes), ka goditur me mjet prerës shtetasin E. D., 40 vjeç.“, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re