Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë 37 vjeçarin me iniciale M.P, i cili ka goditur me thikë 65 vjeçarin me iniciale H.S.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për kotive të dobëta, ndërsa 65 vjeçari që u plagos ndodhet në spital, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

 

Kurbin

 

Goditi me mjet prerës dhe sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re