Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi ka goditur dhe ka kanosur me fjalë një mjek në krye të detyrës në urgjencën e Spitalit.

I riu me iniciale K.G., banues në këtë qytet ka kanosur mjekun 55-vjeçar Shefki Kullolli, i cili ndodhej në urgjencën e Elbasanit kur ndodhi ngjarja.

Policia nuk bën të dituar motivet e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re