Gjykata e Kasacionit ka vendosur  të konfirmojn dënimin me 8 vite burg ndaj Mide Ndreut, 52-vjeçarja shqiptare e cila më 24 nëntor 2021 goditi për vdekje me thikë shtetasin Antonio Amicucci, 68-vjeç pranoi i shtëpisë ku ajo punonte si  pastruese.

Kështu u refuzua ankimi i mbrojtjes së të pandehurit si dhe kërkesa e prokurorisë së përgjithshme për anulimin me shtyrje për ankim të ri për shqyrtimin e hipotezës së vetëmbrojtjes .

Në shkallë të parë Ndreu u dënua me 16 vjet e gjysmë për vrasje me dashje, por në vitin 2023 Gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme lehtësuese, përveç asaj specifike të provokimit, e cila përkundrazi ishte mohuar në shkallë të parë dhe e kishte ulur dënimin në 8 vjet burgim.

Aktualisht gruaja ndodhet në arrest shtëpiak.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re