Një 73-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur vëllanë e tij me mjet prerës (kmesë) në kokë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta. 

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bëjnë me dije uniformat blu.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe

Goditi me mjet prerës, vëllanë e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës, ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko