Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, I cili ka goditur dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë. Ai ka goditur brenda bashkisë dy zyrtarë E. H. me detyrë drejtor kabineti dhe E. Z., me detyrë shef i shërbimeve pranë këtij institucioni.

Autori është O. M. 40 vjeç, banues në Ersekë, i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.

Gjithashtu 40-vjeçari në momentin e arrestimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re