Prokurori i Posaçëm, Alfred Shehu, ka dhënë informacione mbi goditjen e grupit kriminal të trafikut të drogës në Finlandë, që drejtohej nga shtetas shqiptarë.

Prokurori i SPAK deklaroi se janë lëshuar 11 urdhër arreste dhe janë ekzekutuar 9 prej tyre gjatë aksionit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Hetuesi Shehu u shpreh se janë sekuestruar 8 automjete, celularë dhe dokumente në gjuhën finlandeze në lidhje me aktivitetin kriminal të personave.

Prokurori i SPAK: Janë zbuluar dhe kapur sasi lënde narkotike edhe gjatë vitit 2024. Nga ana e SPAK është dërguar në maj kërkesa për caktimin e masës së sigurimit për 11 persona dhe nga GJKKO është pranuar kërkesa e SPAK duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 11 persona. U caktua që operacioni të kryhej në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat u ndaluan 9 persona dhe vazhdon puna për të bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë.

Gjatë zbatimit të masave të sigurimit u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me vlerë për hetimin sepse ka të dhëna në gjuhën finlandeze në lidhje me aktivitetin kriminal të personave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko