Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për Akil Nerjaku alias Genti Nderjaku dhe Ervis Detin, për të cilët Italia ka kërkuar ekstradimin në kuadër të operacionit “Ura” ku u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikut të drogës drejt shtetit fqinj, që kishte bazën në Durrës.

Togat e zeza kanë vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

“Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve N. (alias E. N.), i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”,”- thuhet në vendim.

Ndërkohë u shpall e moskompetenca tokësore të Gjykatës Tiranë dhe u mor vendimi për dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Durrësit.

Do të jenë togat e zeza në Durrës që do të vlerësojnë kërkesën për ekstradim që pritet të mbërrijë nga Italia.

Akil Nerjaku dhe Ervis Deti dyshohen për trafik ndërkombëtare lëndësh narkotike.

Akil Nerjaku alias Genti Nderjaku është arrestuar më herët si i dyshuar për atentatin të mbikalimi i Shkozetit.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, sot më datë 22.05.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, në praninë e palëve ndërgjyqëse, kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për shtetasit: G. N. alias E. N. dhe E.D , kërkesën me objekt: “Për miratimin e arrestimit të përkohshëm për qëllime ekstradimi dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”.

Gjykata pasi administroi provat shkresore, shqyrtoi ato në tërësi, si dëgjoi konkluzionet përfundimtare

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata duke u bazuar në nenet 493 e vijues të  K.Pr.Penale

V E N D O S I:

Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve N. (alias E. N.), i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”.
Caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave në kërkim N. (alias E. N.) dhe E. D.
Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundra këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.            

U shpall në Tiranë, sot më datë 22.05.2025.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko