Skip to content

Goditja e krenarisë së aviacionit rus: kur Su-57 fluturonte mbi Siri (video)

su 57

 

Një Sukhoi Su-57, i padukshëm për radarët, u rrëzua të martën në Lindjen e Largët të Rusisë gjatë një fluturimi provë, njoftoi prodhuesi i avionëve, përplasja e parë e avionit luftarak më të përparuar të Rusisë.

Korporata e Bashkuar Ajrore e Rusisë (UAC), e cila zotëron fabrikën e prodhimit të avionëve, njoftoi se aksidenti ka ndodhur në rajonin e Khabarovsk dhe se piloti u katapultua me sukses para rrëzimit.

Ministria e Mbrojtjes do të hetojë aksidentin, i cili duket se është shkaktuar nga një mosfunksionim në sistemin e menaxhimit të avionit, njoftoi TASS, duke cituar dy burime ushtarake.

Avioni i rënë është një nga të parët në llojin e tij dhe është planifikuar të dorëzohet në Forcën Ajrore Ruse deri në fund të këtij viti, njoftoi Interfax.

Prototipi i avionit, i cili pritet të garojë me gjuajtësin amerikan F-22 Raptor, u ngrit për herë të parë në janar 2010.

Su-57 u prezantua për herë të parë para publikut në paradën vjetore të Sheshit të Kuq, majin e kaluar. Dy aeroplanë të këtij lloji më pas fluturuan mbi Moskë.

Shikoni se për çfarë avioni flitet në një video të realizuar gjatë fluturimit në Siri.

https://youtu.be/ixlKGAM6mhU