Skip to content

Goditja me brryl/ Edhe media portugeze “masakron” Ronaldon: Duhet të të vijë turp!

Cristiano Ronaldo ka marrë kritika të ashpra pasi u përjashtua për goditjen me brryl ndaj Dara O’Shea dhe doli nga stadiumi mes duartrokitjeve të nxehta nga turma irlandeze, përpara se të sulmonte edhe anëtarët e stafit të ekipit kundërshtar.

Titulli gazetës portugeze “A Bola” e gazetarit Hugo Vasconcelos është i qartë: “Cristiano duhet të turpërohet”.

Ajo që bëri kapiteni portugez ishte e mjerueshme. Dhe jo vetëm për shkak të agresivitetit të tij, sepse humbja e durimit në një moment frustrimi mund të ndodhë, edhe nëse nuk duhet. Pjesa më e keqe ishte reagimi, e gjithë maskarada, nga lotët sikur irlandezi që mori bërrylin po bënte vetë, te tundja e kokës, sikur nuk e kuptonte çfarë po ndodhte, te duartrokitjet e turmës, sikur të ishte faji i tyre për përjashtimin e tij, jo i tiji”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Gazetari vijon më tek duke komentuar sjelljen e Ronaldos në prag të ndeshjes, duke bërë deklarata provokuese.

“Cristiano Ronaldo është 40 vjeç. Në konferencën për shtyp të së mërkurës, ai e kaloi kohën duke provokuar rivalët e tij, trajnerin irlandez dhe turmën. Ai krijoi një atmosferë që nuk mund ta kontrollonte. Ai bëri një gabim. Më e pakta që mund të bënte është të kërkonte falje, por ajo që duhet të bënte në të vërtetë është të turpërohej.”

Portugalia u mposht mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 në transfertën e Irlandës.